(VIDEO) 225 milionë euro për 828 projekte komunale, kryeson Manastiri

Ndërtim rrugësh, shkollash, çerdhe, parqe, do të jenë pjesë e projekteve kapitale, nga marrëveshjet që u nënshkruan sot mes Qeverisë dhe komunave. Në thirrjen e dytë të instrumentit për investime kapitale, siç njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, janë nënshkruar marrëveshje për gjithësej 828 projekte, në vlerë prej afro 225 milion euro. Më shumë do të përfitoj Manastiri, i cili ka aplikuar me 65 projekte. Ndërsa me vetëm nga një projekt kanë aplikuar, Bogdanci, Novaci, Gradsko, Berovo Rosoman.
Hrsitijan Mickoski, kryeministër
“Pjesa më e madhe e projekteve, 589 janë në fushën e transportit, ku do të investohen 132 milion euro. Kjo don të thotë rrugë të reja, ura, lidhje lokale. Në pjesën e mjedisit jetësor do të investohet mbi 2.4 miliard denarë përmes 143 projekteve për ujë më të pastër, rrjete kanalizimi, ballafaqim me deponitë, parqe të reja. Në arsim me 48 prjekte investojmë 1.6 miliard denarë për shkolla të reja, rinovim të tyre, kopshte. Ka projekte nga kultura, politika sociale, sporti”.
Duke foluar për projektet e fituara nga komunat në thirrjen e parë, ministri i vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski u shpreh se realizimi financiar është 20% dhe sqaroi arsyen e kësaj përqindje.
Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes lokale
“Pjesa më e madhe e projekteve më të vogla kanë përfunduar, kurse projektet më të mëdha janë në vazhdimësi. Për momentin përqindja e realizimeve financiare është rreth 20%. Por, kjo është përshkak se projektet e mëdha janë ende në ndërtim e sipër. Por, deri në fund të vitit pres realizim shumë më të madh financiar të projekteve”.
Në thirrjen e parë publike u financuan 288 projekte. Prej tyre 281 projekte janë me marrëveshje të nënshkruara, 146 kanë nisur me punë, 113 projekte kanë përfunduar tërësisht. Ndërsa nga ato që janë në terren, 25 janë në fazë përfundimtare, kurse për 6 projekte po vijon procedura e prokurimit publik.
Emine Ismaili /SHENJA/