(VIDEO) 21-vjeçari nga Turqia, i dyshuar si autor i vrasjes së mbrëmshme në Shtip

(VIDEO) 21-vjeçari nga Turqia, i dyshuar si autor i vrasjes së mbrëmshme në Shtip

Një shtetas turk 25-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë, pas plagëve të marra nga gjuajtja me armë zjarri nga personi me inicialet K.K., në një kafene në sheshin e qytetit në Shtip. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se policia pranë pikës së pagesës në Milladinovci ka arrestuar 21-vjeçarin nga Republika e Turqisë, i dyshuar si autor i vrasjes së mbrëmshme në Shtip, si dhe A.H. 22 vjeç, T.M. 22 vjeç, O.M. 29 dhe A.O. 28 vjeç, të gjithë nga Republika e Turqisë, me dyshimin se kanë ndihmuar të dyshuarin të largohej nga vendi i ngjarjes.

MARKETING

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në orën 22:15 në pikën pagesore Milladinovci, në një aksion të përbashkët të Sektorit të punëve të brendshme në Shtip, sektorit të punëve të brendshme në Shkup dhe policisë së komunikacionit, u ndalua një automjet pasagjerësh BMW me targa të Shtipit, në të cilin udhëtonin A.H., T.M., O.M. dhe A.O., me anë të së cilës A.H. u arratis ndërkaq të dyshuarit e tjerë u privuan nga liria. Menjëherë pas marrjes së masave, ai dhe autori u gjetën dhe u privuan nga liria”.

Mbrëmë në orën 21:25 në sektorin e punëve të brendshme në Shtip u raportua se është qëlluar me armë zjarri drejt E.O. nga Republika e Turqisë në një restorant në sheshin e qytetit në Shtip, pas së cilës autori i krimit iku me një automjet. I plagosuri u transportua në Spitalin Klinik të Shtipit ku ndërroi jetë në orën 22:10.

Nga prokuroria themelore publike kanë njoftuar se në vend ngjarje janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë të tjera të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjeko-ligjor, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Ata thonë se pamjet e kamerave të sigurisë janë siguruar dhe se procedura e mëtejme është duke u zhvilluar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING