(VIDEO) 20 mijë euro gjobë për ata që shkelin ligjin për praktika jo të ndershme tregtare

(VIDEO) 20 mijë euro gjobë për ata që shkelin ligjin për  praktika jo të ndershme tregtare

Komisioni i ripërtrirë për mbrojtjen e konkurencës, nga fillimi i vitit, mund të shqiptojë dënime edhe me 20.000 euro nëse gjejnë marrëveshje për praktika jo të ndershme tregtare”. Kështu ka deklaruar Zëvendësministri për Ekonomi dhe Punë, Marjan Risteski.

Me fillimin e vitit, tashmë ka filluar zbatimi i dënimeve për parregullsitë gjatë zbatimit të Ligjit për praktika jo të ndershme tregtare, që është në funksion, sipas direktivës së BE-së nga 28 shtatori. Procesi për praktika jo të ndershme tregtare, deri në fund të vitit 2024, ndiqej me monitorim, ndërsa tani hyjnë në fuqi dënimet me të holla.

Ashtu siç thonë autoritetet, është riformuar edhe Komisioni për konkurencë që zbaton këtë ligj dhe do t`i kontrollojë të gjitha marrëveshjet midis prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve dhe ku do të konstatohen parregullsi dënimet do të jenë deri në 20.000 euro. Me këtë ligj përfshihen 2.546 prodhime sipas numrit të tarifës, kurse paraprakisht ishin konstatuar 26 praktika jo të ndershme tregtare. Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të jenë të ashpra.

Marjan Risteski, zëvendësministër i ekonomisë

Komisioni do të mund të hyjë nëpër firma, t`i kontrollojë marrëveshjet. Gjithçka që do të konstatohet si parregullsi do të dënohet. Dënimet janë të larta, 20.000 euro. Efektet afatgjata duhet të jenë për të stabilizuar çmimet e produkteve. Rabati është kufizuar në 10% gjatë vitit. E gjithë kjo duhet të vendos një rregull në kët proces me praktikat tregtare, ku rabatet kishin qenë të larta deri në 35 e 40%”.

Ndërkaq, kujtojmë që edhe Kryeministri Mickoski gjatë ditës së djeshme paralajmëroi reagime të ashpra nëse nga tregtarët konstatohen rritje të çmimeve. Ai pret që tregtarët të vazhdojnë me uljen e çmimeve të produkteve, që paraprakisht ishin rritur nga tregtarët në llogari të lirimit të prodhimeve që ishin përfshirë me aksionin “Shporta e Vitit të Ri”.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING