(VIDEO) 1772 pacientë nga Kosova morën shërbime në klinikat shtetërore të RMV-së
MARKETING
Shumë shtetas të Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut nuk udhëtojnë vetëm për shoping në qendra tregtare, numër i madh i tyre në vendin tonë vijnë edhe për të marrë shërbime shëndetësore. Nga Ministria e Shëndetësisë për TV Shenja kanë zbuluar se për për vitin kalendarik 2024/2025, 1772 shtetas të Republikës së Kosovës kanë marrë shërbime shëndetësore në klinikat shtetëore të vendit.
MARKETING
XHENNET VELIU, MINISTRIA E SHËNDETËSISË
“Gjatë vitit 2024 në Shkup, shërbime shëndetësore kanë marrë 991 shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa në vitin 2025, 731 shtetas të Republikës së Kosovës, pra në përgjithësi janë 1772”.
Xhennet Veliu nga ministria ka njoftuar se shërbimet e kërkuara nga shtetasit e Kosovës janë të fusha të ndryshme shëndetësore.
XHENNET VELIU, MINISTRIA E SHËNDETËSISË
“Këto pacient përdorin shërbime shëndetësore nga shumë fusha. Por më të shpeshta janë, labaratori diagnostikuese, gjinekologji, veprimtari kirurgjikale, pulmologji, hematologji, kardiologji, urologji, pediatri, neurologji, neurokirurgji dhe në fusha të tjera specialistike”.
Sipas saj, kjo është një tregues për besimin që pacientët kanë në shërbimet shëndetësore në vendin tonë.
Kujtojmë se gjatë kohës sa ishte ministër, Arben Taravari pati paralajmëruar strategji përmes të cilës shtetasit e Kosovës do të paguanin shërbime shëndetësore sikurse pacientët e vendit, pa dallime. Megjithatë, e njëjta ka mbetur vetëm si premtim, sepse nuk dihet ku është si procedurë.
Mevludin Imeri/ SHENJA/

