(VIDEO) 11 fëmijë nga Shkupi kanë përfunduar në spital për shkak sfidës “Supremen” në “Tik Tok”
“Superman”, është sfida në Tik Tok, që ka lënduar 11 nxënës. Nxënësit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike, janë të moshave nga 10 deri 16 vjet.
E pyetur se çfarë do të ndërmarr Ministria për këtë situatë shqetësuese që po ndodh, ministrja e Arsimit dhe Shkencës u kërkon nxënësve që në vend se të garojnë për sfida tik tok-u, të bëjnë gara në mësim.
Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Ju bëjë thirrje nxënësve të shkollave të mesme që në vend se të bëjnë gara Tik Tok-u të bëjnë gara në arsim dhe shkencë. Telefonat ne mund tua ndalojmë në shkollë, por ato do t’i kenë të qasshëm në shtëpi, në lagje. Fëmijët sfidë duhet të pranojnë në mësim, kurse prindërit e tyre së bashku me shkollat të përkushtohen në këtë drejtim”.
Në rrjete sociale po qarkullon një video se si nxënësit e një shkolle të mesme e realizojnë këtë sfidë, të frymëzuar nga Tik Tok-u. Sfida është që dikush të kërcejë me një krah të shtrirë si personazhi Superman dhe grupi e hedh në ajër nxënësin e sfiduar. Ai kërcen mbi një grup fëmijësh që duhet ta kapin. Por, në të shumtën e rasteve fëmija bie në tokë dhe pëson lëndime.
Deri tani në polici është denoncuar vetëm një rast i këtillë në afërsi të shkollës fillore në Zelenikov. Rastin e kishte denoncuar babai i fëmijës, i cili kishte thënë se djali i tij 8 vjeçari kishte marrë lëndime të rënda trupore, përshkak të kësaj loje.
Emine Ismaili /SHENJA/