Vetmia në Gjermani, një strategji

Vetmia në Gjermani, një strategji

Qeveria gjermane ka miratuar të ashtuquajturën strategji të vetmisë të hartuar nga Ministrja për Familjen, Lisa Paus. Me këtë strategji, qeveria dëshiron të luftojë izolimin social.

Një sërë masash duhet të mbështesin njerëzit që vuajnë nga vetmia dhe veçanërisht të parandalojnë izolimin e disa grupeve të popullsisë.

Qeveria gjermane ka parashikuar programe financimi për projekte individuale, si dhe rrjetëzim më të mirë të ofertave – për shembull përmes “koalicionit federal kundër vetmisë”.

Për të përhapur vetëdijen sociale për problemin, çdo vit do t’i kushtohet një javë me emrin “Së bashku nga vetmia”, sipas planit të Lisa Paus, transmeton DPA.

Qeveria gjermane do të mbështesë gjithashtu më shumë kërkime shkencore që ofrojnë të dhëna për vetminë dhe izolimin. Për shembull, “barometri i vetmisë” do të tregojë shtrirjen e problemit në pjesë të caktuara të shoqërisë.

Strategjia kundër vetmisë, e cila ka 30 faqe, u promovua një vit e gjysmë më parë nga një kongres i punonjësve socialë, studiuesve dhe shoqatave të ndihmës.

Vetmia prek kryesisht të moshuarit për shkak të vdekjes së një partneri pas shumë vitesh të jetuar së bashku. Megjithatë, pandemia ka treguar gjithashtu se gjithnjë e më shumë të rinj vuajnë nga vetmia.

“Fondacioni Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve kritikoi planet e ministrit. Shumë nismave lokale thjesht u mungojnë paratë,” tha presidenti i fondacionit Eugen Brysch.

Është e rëndësishme që familjet, miqtë, fqinjët, ish-punëdhënësit, klubet dhe kishat të marrin përgjegjësi.

“Të mbështetesh te qeveria është humbje kohe,” tha Brysch. /tesheshi.com/

MARKETING