Vetëm tri gra garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Vetëm tri gra garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohet sot në Maqedoninë e Veriut, nga gjithsej 33 komuna ku mbahet votimi, vetëm tri gra janë kandidate për postin e kryetares së komunës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, vetëm një grua u zgjodh kryetare komune. Nga gjithsej 44 kryetarë komunash të zgjedhur, kjo përfaqëson vetëm 2.2 për qind përfaqësim gjinor.

Në këto zgjedhje morën pjesë 309 kandidatë për kryetarë komunash, prej të cilëve vetëm 32 ishin gra, ose 10.35 për qind e numrit të përgjithshëm të kandidatëve.

Në 16 komuna dhe në Qytetin e Shkupit garoi vetëm nga një kandidate, ndërsa në shumë komuna nuk pati asnjë grua në fletët e votimit.

Në këtë raund të dytë të zgjedhjeve, të drejtë vote kanë 1.013.375 qytetarë, ndërsa votimi po zhvillohet në 33 komuna ku asnjë kandidat nuk siguroi shumicën e votave në raundin e parë.

MARKETING