Vetëm Erhan Selimi vazhdon seleksionues i U18, të gjithë tjerët shkarkohen!
Sot është mbajtur mbledhje e Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë
Goran Staniç është emëruar seleksionues i përfaqësues U21 së Maqedonisë. Staniç është trajneri aktual i FC Rabotniçki – duke ndarë vendin e parë pas pjesës së parë të sezonit aktual në Ligën e Parë dhe ish trajner i përfaqësueseve të reja U17 dhe U19. Në Kampionatin Evropian – EURO 2020 ishte pjesë e stafit teknik në përfaqësuesen A të Maqedonisë.
Nga pozita e seleksionuesit në përfaqësuesen e Maqedonisë deri në 21 vjeç, Këshilli Drejtues i FFM-së e shkarkoi Dragi Kanatllarovskin, i cili nga viti 2021 ishte në këtë pozitë. Seria e rezultateve të këqija të kësaj përfaqësuese janë arsyeja kryesore për shkarkimin e Kanatlarovskit.
Federata e Futbollit të Maqedonisë e falënderon Dragi Kanatlarovskin për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij në përfaqësuese dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen.
Këshilli Drejtues i FFM-së mori vendim për shkarkimin e selektorëve të përfaqësueseve të reja.
Vujadin Stanojkoviq është shkarkuar nga pozita e seleksionuesit të Maqedonisë nën 19 vjeç, gjenerata – 2006. Nën drejtimin e Stanojkoviqit në vitin 2024, Maqedonia nuk shënoi fitore në kualifikuese. Ai ka arritur tre fitore në ndeshje miqësore, tre barazime dhe katër humbje.
Rade Karanfilovski është shkarkuar nga pozita e seleksionuesit të Maqedonisë nën 17 vjeç, gjenerata 2008. Tri fitore, dhjetë humbje dhe një barazim në vitin 2024.
Dragan Naçevski është shkarkuar nga pozita e seleksionuesit të Maqedonisë deri në 16 vjeç, gjenerata 2009. Tri fitore, gjashtë humbje dhe një barazim në ndeshje miqësore.
Iseni Iljami është shkarkuar nga pozita e seleksionuesit të Maqedonisë nën 15 vjeç, gjenerata 2010. Tri fitore dhe tri humbje në ndeshjet kontrolluese në vitin 2024.
Këshilli Drejtues i FFM-së i ka vazhduar vetëm kontratën me seleksionuesin e Maqedonisë nën 18 vjeç, Erhan Selimi. Ky i fundit sapo ka nisur mandatin në stolin e përfaqësues së Maqedonisë nën 18 vjeç. Deri më tani nuk ka asnjë ndeshje me gjeneratën 2007.
Më 12 janar 2025, me sugjerim të Goran Pandevit, drejtor i ekipeve përfaqësuese dhe Gjorgi Hristov -drejtor teknik, do të dorëzohet propozimi i emrave për seleksionuesit e rinj të ekipeve të të rinjve.
Numri i përgjithshëm i ndeshjeve të ekipeve të të rinjve në vitin 2024: 63, 16 fitore, 12 barazime dhe 35 humbje.
Këshilli Drejtues i FFM-së mori vendim për plotësimin e listës së vetme të kontrollorëve për vitin 2025. Listën e kontrollorëve e plotësojnë Aleksandar Stavrev, Dejan Jakimovski, Dejan Kostadinov, Josip Barton dhe Biljana Milanova.
Këshilli Drejtues i FFM-së ka marrë vendim për komisionin e ri të gjyqtarëve të përbërë nga Aleksandar Stavrev – kryetar, Ilir Selja – nënkryetar, Dimitar Meçkarovski – anëtar, Dejan Jakimovski – anëtar, Dejan Kostadinov – anëtar.
Në komisionin e gjyqtarëve janë emëruar bashkëpunëtorë të rinj profesionistë të jashtëm: Josip Barton, Nikola Karakolev, Goran Spirkoski, Marjan Kirovski, Bllagoj Shuklev, Xhenan Hajdari, Isa Emruli, Igor Shirilov, Zoranço Temelkov, Biljana Milanova, Zoranço Ilievski dhe Branko Manojloski.
Është formuar Komisioni për delegim të gjyqtarëve në përbërje të të cilit janë: Josip Barton – kryetar, Zoranço Ilievski – anëtar, Xhenan Hajdari – anëtar.
Është formuar Komisioni për delegimin e kontrollorëve, në përbërje të të cilit janë: Nikolla Karakolev – kryetar, Branko Manojlloski – anëtar dhe Igor Shirilov – anëtar.
Komisioni për zbatimin e sistemit VAR: Dejan Jakimovski, Dimitar Meçkarovski, Marjan Kirovski, Goran Spirkoski, Josip Barton dhe Nikolla Karakolev.
Komisioni për delegimin e futbollit të femrave: Ilir Selja – delegues i gjyqtarëve dhe Biljana Milanova – deleguese e kontrollorëve.
Këshilli Drejtues i FFM-së miratoi kërkesën e LFK Strumicë për tërheqjen e suspendimit.
Këshilli Drejtues i FFM-së në seancë pas njoftimit për parregullsi të caktuara në LFK Ohër, në Kuvendin e paraparë tëLFK-së të Ohrit ka marrë vendim që të mos ketë përfaqësues nga FFM-ja. Komisioni i ngarkuar për monitorimin e procesit zgjedhor ka detyrimin që menjëherë të kontrollojë pretendimet për parregullsi dhe të njoftojë Këshillin Drejtues në kohën më të shkurtër të mundshme.
Lidhjet Komunale të Futbollit që nuk kanë përfaqësues legjitim të emëruar nga K.E. të FFM-së me procedurë të rregullt me shkrim, një vulë të caktuar dhe një numër të certifikuar të arkivit nuk prodhojnë veprime juridike ndaj FFM-së dhe të njëjtat nuk do të njihen nga FFM-ja.
Anëtari i mëparshëm i Këshillit Drejtues, Lazar Rakixhiev nga LFK Veles, ka dhënë dorëheqje nga organi më i lartë në FFM, nga të gjitha organet e FFM-së dhe në përgjithësi ka paralajmëruar tërheqje nga futbolli. Presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç, e falënderon për aktivitetet e deritanishme në FFM.