Venko Filipçe, lider i ri i LSDM-së

Venko Filipçe, lider i ri i LSDM-së

Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të jetë lider i ri i LSDM-së, raporton SHENJA.

Anëtarësia i dha mbështetje Filipçes në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake, ku u përball me Jovan Despotovskin dhe Aleksandar Bajdevskin.

Zgjedhjet e sotme erdhën si rezultat pas disfatës katastrofike të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare të majit, në të cilat fitoi vetëm 18 deputetë dhe pas shtatë vitesh në pushtet doli në opozitë.

Filipçe është një neurokirurg i cili u inkuadrua  në politikë në vitin 2017, kur iu besua resori i Shëndetësisë. /SHENJA/

MARKETING