Venezuelë, marshim në mbështetje të paqes dhe kundër luftës në Lindjen e Mesme

TINë kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, u mbajt një marshim i madh kundër luftës në Lindjen e Mesme dhe në mbështetje të paqes globale, raporton Anadolu.
MARKETING
Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër konfliktit të vazhdueshëm në rajon dhe për të bërë thirrje për paqe.
Në protestë foli edhe ambasadori palestinez Fadi Alzaben si dhe presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez.
Protestuesit marshuan duke brohoritur me slogane dhe duke mbajtur pankarta pro paqes si dhe flamuj të Palestinës dhe Iranit.