Venezuelë, Maduro njofton arrestimin e 50 personave që planifikonin sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaroi se mbi 50 persona u arrestuan me arsyen se janë përfshirë në planet për të sabotuar zgjedhjet rajonale dhe legjislative që do të mbahen më 25 maj, transmeton Anadolu.
MARKETING
Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në një tubim të mbajtur nga partia e tij në kryeqytetin Karakas, Maduro u kërkoi të gjithë venezuelasve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë të dielën.
“Deri më tani, më shumë se 50 persona që janë përpjekur të sabotojnë zgjedhjet me qëllim vendosjen e bombave ose kryerjen e akteve të dhunës në vend janë kapur në operacione të suksesshme nga forcat e sigurisë”, tha Maduro.
Duke falënderuar Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane (FANB), Maduro tha se këto operacione janë pjesë e “një plani të përsosur për të garantuar paqen”.
Ai i përshkroi të arrestuarit si “mercenarë” dhe shtoi se gjyqësori do të bënte atë që ishte e nevojshme në lidhje me këta njerëz.
Më 25 maj, Venezuela do të mbajë zgjedhje rajonale në 24 shtete, përfshirë rajonin Esequibo të diskutueshëm me Guajanën fqinje si dhe zgjedhje legjislative për Asamblenë Kombëtare (AN).