Vendim i pazakontë i Federatës Italiane, fal Lukakun për ndeshjen ndaj Juves

Vendim i pazakontë i Federatës Italiane, fal Lukakun për ndeshjen ndaj Juves

Romelu Lukaku do të jetë për ndeshjen me Juventusin. Dy ditë pasi Gjykata Sportive e Apelit refuzoi apelimin e Interit për pezullimin e sulmuesit belg, zgjidhja finale ka ardhur nga Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Ky i fundit ka përdorur një dekret faljeje të jashtëzakonshëm, duke e arsyetuar me luftën në çfarë do lloj forme dhe mënyre, të shfaqjeve raciste.
Romelu Lukaku shënoi golin e barazimit në sfidën e parë gjysmëfinalen ndaj Juventusit dhe gjatë festës u ndëshkua me kartoni ne dytë të verdhë, duke lënë fushën para kohe.

Interi apeloi pezullimin me një ndeshje, duke sjellë në vëmendje se festa e Lukakut ishte e përsëritur më shumë se një herë më parë dhe nuk ishte aspak provokuese.

Megjithatë apelimi i zikaltërve u rrëzua dhe nxiti një reagim të gjerë në mbarë botën, pasi personalitete të shumta të futbollit kritikuan Italinë, duke e akuzuar se fal tifozët e Juves për koret raciste dhe ndëshkon sulmuesin belg, që ishte viktimë e tyre.

Gjithsesi tani gjithçka është zgjidhur dhe Lukaku do të jetë në dispozicion të Inzaghit për sfidën e kthimit, që do të luhet më 26 prill në orën 21:00.

MARKETING