Vendi ka nevojë për zgjidhje jo për zgjedhje! Mexhiti mbyll derën për zgjedhje të parakohshme

Zv/kryeministri Izet Mexhiti në emisionin “Debat në Shenja”, duke folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe deklaratën e zv/kryeministrit Ivan Stoilkoviq, tha se ai është një faktor minor në Qeveri dhe se nuk determinon politikat.
“Kryeministri Hristijan Mickoski, para dy diteve, shkurt dhe qartë deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të njëjtën e thash edhe unë si zv/kryeministër”, ka deklaruar Mexhiti.
Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për zgjedhje ka nevojë për zgjidhje dhe për realizim të programit dhe të premtimeve.
Sa i përket mungesës së zv/ministres së mbrojtjes, Mexhiti tha se bëhet fjalë për çështje teknike dhe se kjo do të rregullohet pas zgjedhjeve.