Vedat Muriqi vesh tuta si të Maduros, Nike shet gjithë modelin brenda pak orësh

Vedat Muriqi vesh tuta si të Maduros, Nike shet gjithë modelin brenda pak orësh

Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas një detaji të pazakontë në veshjen e tij sportive.

Sulmuesi i Kosovës është fotografuar me tuta Nike identike me atë që mbante presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, gjatë arrestimit të tij.
Tuta gri me detaje të zeza është bërë menjëherë virale, pasi fotot e Muriqit u shpërndanë nga fansat dhe mediat sportive.

Të njëjtat tuta përdoren nga klubi i La Ligës, RCD Mallorca, ku versioni zyrtar ka vetëm stemën e klubit të qëndisur në gjoks.

Kompleti është bërë nga materiale të ricikluara dhe shitet veçmas: pjesa e sipërme kushton 99,99 €, ndërsa pjesa e poshtme 55,99 €, duke e bërë totalin 155,98 € për kompletin.

Pas publikimit të fotove, tutat u shitën të gjitha në faqen zyrtare të Nike brenda vetëm pak orësh, duke treguar ndikimin e paparë që ka pasur arrestimi i ish-presidentit të Venezules.

Rrjetet sociale u përmbushën me shaka dhe komentet për ngjashmërinë midis sulmuesit dhe presidentit venezuelian, ndërsa fansat e futbollit dhe të modës diskutuan gjerësisht për stilin dhe viralitetin e tij.

Edhe pse oferta online u mbarua, tutat mund të gjenden ende në disa dyqane fizike, megjithatë stoku i mbetur pritet të shitet shumë shpejt.

Ky fenomen tregon se si një detaj i vogël në veshje mund të bëhet hit në media dhe të ndikojë menjëherë në shitjet globale të një brandi të madh si Nike.

MARKETING