(VIDEO) Vedat Muriqi vazhdon me formë fantastike, gjen rrjetën ndaj Sevillës

Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Sevillës në kuadër të javës së nëntë në La Liga.
Me këtë triumf klubi spanjoll u rikthye tek fitore pas humbjes që kishin pësuar xhiron paraprake ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.
Një ndër autorët e golave ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili këtë sezon po kalon në një formë spektakolare.
Muriqi ishte autor i golit të barazimit në minutën e 67-të duke shënuar për të vendosur baraspeshën në 1-1 pas asistimit nga Jan Virgili.
¡QUÉ DEFINICIÓN DE VEDAT MURIQI PARA EL EMPATE!
¡QUÉ JUGADA DE JAN VIRGILI 🇪🇸(2006)!
📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/TN8lLaAkT3— Football Report (@FootballReprt) October 18, 2025
Ky gol i Muriqit motivoi ekipin e Mallorcës pasi ata deri në fund të ndeshjes arritën të shënojnë edhe dy gola për të përmbysur epërsinë fillestare të Sevillës dhe për të marrë pikët e plota.
Për Muriqin ky ishte goli i pestë këtë edicion në La Liga pas tetë ndeshjeve të luajtura.Ai do ta ketë mundësinë që të përmirësojë shifrat e tij javën e ardhshme kur Mallorca do të pres në shtëpi Levanten.