Vedat Muriqi fundos Realin Madridin, Mallorca fiton në shtesë

Vedat Muriqi fundos Realin Madridin, Mallorca fiton në shtesë

MARKETING

Mallorca ka arritur një fitore historike në shtëpi ndaj Real Madrid, duke i dhënë fund një pritjeje 14-vjeçare.

MARKETING

Sample Image

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili shënoi golin vendimtar në minutat shtesë për t’i siguruar ekipit të tij tri pikë shumë të vlefshme. Pas një asistimi nga Joseph, Muriqi u pozicionua në mënyrë perfekte përballë portierit Andriy Lunin dhe realizoi me një goditje të fuqishme në minutën 90+1.

Ky ishte goli i tij i 19-të në këtë sezon të La Liga, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Falë kësaj fitoreje, Mallorca largohet nga zona e rrezikut, duke grumbulluar 31 pikë.

Në anën tjetër, kjo humbje përbën një hap fals për Real Madridin në garën për titull, duke i hapur rrugë Barcelona që të krijojë një epërsi prej shtatë pikësh nëse arrin fitore ndaj Atletico Madrid.

MARKETING