“Vdis, Vinícius”!… Thirrje makabre në Osasuna, në ndeshjen ndaj Real Madridit

Nuk ka asnjë fitore, apo paraqitje të Vinícius Júnior pa polemika në ndeshjet e La Ligas në Spanjë…
Skena u përsërit në sfidën e pasdites së kësaj të shtune në shtëpinë e Osasuna, ku Real Madrid fitoi 4-2 me një dygolësh të brazilianit. Në tribunat e stadiumit u kënduan thirrje që shkaktuan reagime të shokuese.
“Vdis, Vinícius, vdis, Vinícius” (die Vinicius), u dëgjua gjatë lojës, e cila ishte edhe arsyeja që braziliani festoi golin e dytë me dorë në vesh, si për të thënë thërrisni tani…