Vdesin dy të rinj nga Kosova, në një aksident të rëndë në Hungari

Vdesin dy të rinj nga Kosova, në një aksident të rëndë në Hungari

Dy shtetas të Kosovës kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që raportohet se ka ndodhur në Hungari.

Për rastin e vdekjes së dy të rinjve nga Kosova ka njoftuar familjari i tyre Bashkim Hoxha.

Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë aksident ka ndërruar jetë djali i vëllait të tij dhe dhëndri i tyre.

Lexoni të plotë postimin:

“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë !

Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar.

Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq  se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi,  kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.

U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinj.

Zoti i mëshiroftë mes lulesh të Xhennetit, inshaAllah

Për varrimin do t’i’u informojmë me kohë”. /Telegrafi/

MARKETING