Vdes Fetullah Gylen, drejtues i organizatës terroriste Feto

Vdes Fetullah Gylen, drejtues i organizatës terroriste Feto

Fethullah Gylen, armiku i betuar i Rexhep Tajip Erdogan, ka vdekur në moshën 83 vjeçare në SHBA.

Sipas njoftimit për vdekjen e tij në faqen e internetit Herkul.org, Gyleni dha frymën e fundit në një spital në Pensilvani ku po trajtohej për problemet shëndetësore me të cilat po përballej prej disa vitesh.

Gylen akuzohej nga qeveria Erdogan për organizimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi dhe për drejtimin e një shteti paralel në vend për të marrë kontrollin e disa funksioneve qeveritare.

Fethullah Gylen ishte një ish-imam dhe një figurë e rëndësishme politike në Turqi, themelues i lëvizjes Hizmet (që do të thotë “shërbim” në turqisht) dhe jetoi gati një të tretën e jetës në SHBA.

Gylen ishte në krye të listës së më të kërkuarve të Turqisë me akuzat për drejtimin e një organizate terroriste, siç cilësohej FETO. /tesheshi.com/

MARKETING