Vdekja e binjakëve në Prilep, priten rezultatet e autopsisë

Vdekja e binjakëve në Prilep, priten rezultatet e autopsisë

Arsyeja për vdekjen e binjakëve të porsalindur nga fshati Sllavej i Prilepit do të konstatohet me autopsinë të cilën e urdhëroi prokurori publik, pas tragjedisë së djeshme kur pas gjendjes së vështirë shëndetësore ndërruan jetë dy foshnja, njëri, djalë në shtëpinë në Sllavej, ndërsa tjetra, vajzë në spitalin e Prilepit.

Nga Spitali njoftuan se foshnjat kishin ngrirje. Ishin lindur në spital më 30 dhjetor, në javën e 34-t të shtatzënisë , me peshë të vogël nën dy kilogramë. Nëna, në përgjegjësinë e saj më 10 janar kishte vendosur që t’i merrte foshnjat në shtëpinë e saj në Sllavej.

“Më 16 janar në orën 10:45, në repartin e sëmundjeve të fëmijëve është sjellë një e porsalindur femër në gjendje kritike si pasojë e ngrirjes. Sipas informacioneve në dispozicion, i porsalinduri mashkull kishte vdekur më parë në shtëpi nga i njëjti shkak. Me pranimin e të porsalindurës femër, është ndërmarrë menjëherë ndërhyrje intensive mjekësore. U krye rianimacion, i porsalinduri u intubua, u vendos në një batanije të ngrohtë dhe u aplikuan masa shtesë ngrohëse. Me gjithë përpjekjet e bëra nga personeli mjekësor, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet. Në orën 13:00 fatkeqësisht është konstatuar vdekja e të porsalindurës femër. Ndjejmë keqardhje të thellë për humbjen dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar kujdes sa më të mirë për të gjithë pacientët”, njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Gjerë në Prilep.

Një ekip nga Qendra për Punë Sociale e Prilepit dje, por edhe sot, ka bërë mbikëqyrje në shtëpinë e familjes në Sllavej e cila ka edhe tre fëmijë të mitur, të moshës prej 4,5 prej 3 dhe prej 1,5 vjet.

Pedagogia Gordana Veljanovska thotë se kushtet për jetë janë modeste, higjiena nuk është në nivelin e kënaqshëm, por familja nuk është në rrezik social. Do të ketë takime këshillimore me prindërit.

“Nuk bëhet fjalë për kushte jashtëzakonisht të këqija, çnjerëzore siç u prezantuan dje në opinion. Kushtet e banimit janë relativisht të mira, ka hapësira banimi, e vetmja gjë që mungon është higjiena në shtëpi, e cila nuk është në nivelin e kënaqshëm. Gjatë vizitës sonë, shtëpia ishte e ngrohtë, kishte ushqim për fëmijët, ata ishin të veshur siç duhet dhe gjyshi i tyre kujdesej për ta. Shtëpia është kontrolluar edhe sot. Kushtet higjienike u përmirësuan. Prindërit janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Do të kemi takime këshillimore. Kjo familje është shfrytëzuese e të drejtës për ndihmë për fëmijën e tretë dhe shtesa për fëmijë. Babai bën punë krahu. Në periudhën e ardhshme Qendra do të ndërmarrë punë këshilluese profesionale me prindërit me qëllim rritjen e kapaciteteve prindërore. Pas marrjes së vendimeve për mbikëqyrjen e të drejtave prindërore, do të renditen detyrat specifike që prindërit duhet t’i përmbushin dhe ne do ta monitorojmë atë”, deklaroi Veljanoska.

Nga Qendra për Punë Sociale thonë se masat do të varen nga rezultatet e autopsisë për arsyen e vdekjes së foshnjave.

Gjatë vizitës në fshatin Sllavej fqinjët shprehin keqardhje për humbjen dhe tragjedinë, duke konfirmuar se familja jeton në varfëri, ndërsa u kishin ndihmuar aq sa kishin mundur. Gjyshi i fëmijëve, Peco Risteski sot kujdesej për tre nipërit nga djali dhe nusja.

“Ja ndodhi. Kishin diçka, bronkit. Unë i ruaj fëmijët. Këtu është ngrohtë, kujdesem për ata dhe gënjejnë të gjithë ata që thonë se nuk kanë kushte për jetë”, tha Risteski.

Për arsyet e vdekjes së foshnjave do të priten rezultatet e autopsisë të cilën e urdhëroi prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Prilepit. 

 

MARKETING