Vazhdon ulja e çmimeve të derivateve të naftës

Vazhdon ulja e çmimeve të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,12 % në raport me vendimin e datës 30.01.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/lit.

Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU rritet për 0,141 den/kg dhe tani do jet 44,672 den/kg.

Nga data 04.02.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 79,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 81,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 73,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 72,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 44,672 (denarë/kilogram).

MARKETING