Vazhdon protesta e punëtorëve të Higjienës Komunale, kërkohet dorëheqja e drejtoreshës Mazneva

Vazhdon protesta e punëtorëve të Higjienës Komunale, kërkohet dorëheqja e drejtoreshës Mazneva

Ka vazhduar edhe sonte protesta e punonjësve në Higjienën Komunale. Ata pasi kanë pastruar objektet shëndetësore, janë kthyer dhe kanë vazhduar protestën.
Në objektin e Higjienës Komunale janë të pranishëm edhe forcat policore.
Në vendngjarje është edhe drejtoresha e Higjienës Komunale Kozana Mazneva.
Protestuesit para syve të saj i kanë kërkuar dorëheqje. Ata thonë se kërkesave të tyre tani i shtohet edhe kërkesa për dorëheqjen e Maznevës.
Protestuesit thonë se brena objektit janë edhe disa persona që nuk i njohin, pra që nuk janë kolegët të tyre.
/SHENJA/

MARKETING