Vazhdon kontrolli i objekteve, Gerasimovski: Lista është zgjeruar

Vazhdon kontrolli i objekteve, Gerasimovski: Lista është zgjeruar

Pas një mbledhjeje të përbashkët mes anëtarëve të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ku janë dhënë udhëzime për kontrolle të jashtëzakonshme në objektet dhe institucionet që janë në kompetencë të pushtetit lokal, komuna Qendër ka kryer kontrolle të ndërtesave kolektive, shkollave por edhe kafenetë e restorantet në territorin e kësaj komune.

Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski për “Alsat” tha se kontrolle janë kryer me qëllim për të parë nëse këto objekte kanë të instaluara hidrantë por edhe aparate kundër zjarrit.

“Lista jonë është zgjeruar, me çka përballemi me fasada të vjetra të ndërtesave të cilat, një pjesë e tyre vazhdimisht bien, e që edhe ato të jenë në gjendje të mirë. Më tej edhe ashensorët e ndërtesave, edhe ato për banorët edhe ato për vetura të jenë në gjendje të mirë.
Vazhduam me kafenetë e restorantet në pjesën e pajisjeve urbane. Kemi dërguar thirrje deri te kafenetë nëse kanë elaborate për ambient jetësor, paraqitje për kushte minimale teknike, elaborat për vendosje të pajisjeve urbane e kështu me radhë”, deklaroi Goran Gerasimovski – Kryetar i komunës Qendër.

MARKETING