Vazhdon debati në Komision për propozimin që Joveski të bëhet gjykatës kushtetues

Vazhdon debati në Komision për propozimin që Joveski të bëhet gjykatës kushtetues

Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që Ljubomir Joveski, prokuror publik aktual, të zgjidhet gjykatës kushtetues.

Mbledhja pas një pauze prej disa muajve, vazhdoi dje, ndërsa opozita sërish me fjalime të gjata kërkoi që partitë në pushtet ta tërheqin propozimin Joveski të jetë kandidat për gjykatës kushtetues.

Zëvendës koordinuesja e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Eli Panova kërkoi fjalë për vërejtje procedurale dhe kërkoi nga kryetarja e Komisionit të thotë se sipas cilit nen vazhdon mbledhja. Panova foli edhe për rishqyrtim të procedurës së kryetares së Komisionit për zgjedhje dhe emërime e cila kërkoi gjykatësit Tatjana Vasiq Bojaxhieva dhe Fatmir Skender të veçohen dhe Kuvendi të votojë për ta.

Kryetarja e Komisionit konstatoi se Panova ka kërkuar vërejtje procedurale por se nuk ka treguar se cila është vërejtja. Gjithashtu tha se nëse konsiderojnë se duhet të kërkojnë rishqyrtim të punës së saj, do të deklarohet para Kuvendit.

Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pati nëntë propozime për gjykatës kushtetues, tre nga shumica në pushtet dhe gjashtë nga opozita. Përveç këtyre të treve, për gjykatës kushtetues u propozuan edhe profesoresha Rodna Zhivkovska, profesori i pensionuar, Savo Klimovski, shefi i Prokurorisë së lartë nga Shtipi, Todor Vitlarov, prokurori i Ohrit, Voisllav Dimovski, gjykatësja administrative nga Manastiri, Vesna Jovanovska dhe gjykatësi i pensionuar i Gostivarit, Branko Sekullovski.

Ndërkohë në pension u largua edhe gjykatësja kushtetuese Vangelina Markudova, kështu që Kuvendi duhet të fillojë procedurë për zgjedhje të edhe një gjykatësi kushtetues.

Javën e kaluar nga Gjykata kushtetuese sërish i bënë thirrje Kuvendit të zgjedhen tre gjykatës me qëllim që gjykata të unksionojë pa pengesa, siç është paraparë me kushtetutë.

MARKETING