Vazhdimi i tre seancave parlamentare

Kuvendi sot do të vazhdojë me tre seanca plenare – atë të 49-të, 22-të dhe 41-të.
MARKETING
Propozim- ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga ngacmimi në punë, në lexim të parë është pika e vetme e mbetur në rendin e ditës të seancës së 49-të.
Në rendin e ditës të seancës së 22-të kanë ngelur Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, Propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë, shërbimet e ujit dhe shërbimet e menaxhimit të mbeturinave komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozimi i Deklaratës për njohjen e shtetit të Palestinës.
Në vazhdimin e seancës së 41-të duhet të ratifikohen Protokolli për ndryshim dhe plotësim të Konventës për vepra penale dhe disa akte tjera në Bordin e aviacionit…, Konventa për parandalimin e akteve të paligjshme që ndikojnë në Aviacionin civil ndërkombëtar, Protokolli opsional i Konventës për të drejtat e fëmijëve me procedurë ankesash dhe Propozim- ligji për ratifikimin e amendamentit të Konventës për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor në kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt 2001 dhe ndryshimi i dytë i Konventës mbi vlerësimin e ndikimit mbi Mjedisin jetësor në kontekst ndërkufitar të miratuar në Cavtat më 4 qershor 2004, si dhe ndryshimi i Ligjit për financimin vullnetar të sigurimit të pensioneve në lexim të parë.