Varheji uroi zgjedhjen e Qeverisë së re: Pres që të punojmë shpejt në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Varheji uroi zgjedhjen e Qeverisë së re: Pres që të punojmë shpejt në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji, ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Menjëherë pas votimit dhe betimit në Kuvend, Varheyi përmes një njoftimi në platformën sociale “X” i ka dërguar urime kryeministrit Hristijan Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re të vendit.

“Me padurim pres të punoj shpejt me ju për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”, shtoi Varheji në urimin e tij.

MARKETING