Vardari triumfon ndaj Pelisterit

Vardari ka mundur 3:1 Pelisterin, në ndeshjen hapëse të xhiros së 25-të në elitën e futbollit vendor. Vendasit e nisën furishëm takimin duke avancuar që në minutën e 9-të me anë të Kerim. Megjithatë më pas gjithçka foli për vendasit të cilët arritën të përmbysin rezultatin. Fillimisht Zakariq nga pika e bardhë u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1:1, ndërsa më pas Mato me dy gola vulosi fitoren 3:1 të Vardarit. Ndryshe xhiroja e 25-të në elitë kompletohet të hënën me 5 takime të tjera që do të luhen nga ora 15:00. /SHENJA/