Vardari triumfon ndaj Brerës
Vardari ka shënuar fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur sot Brerën me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të të elitës. Miqtë kontrolluan lojën gjatë gjithë kohës dhe nuk e vunë në diskutim fitoren asnjë moment. Golave i vunë firmën Talevski dhe Todorovski, duke siguruar tre pikët për ekipin e Vardarit. Me këtë sukses, Vardari forcon kreun e renditjes me 36 pikë, ndërsa Brera qëndron në vendin e gjashtë me 16 pikë. Kampionati vazhdon edhe nesër me dy ndeshje: Arsimi – Shkëndija dhe Tikveshi – Bashkimi. /SHENJA/

