Vardari – Struga nuk ka fitues, barazojnë pa gola

Vardari – Struga nuk ka fitues, barazojnë pa gola

Pasditën e kësaj të marte është hapur xhiroja e 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut me duelin Vardari – Struga. Në këtë ndeshje të zhvilluar në stadiumin pranë FFM-së, nuk kishte fitues, pasi të dyja skuadrat u ndanë me barazim pa gola. Ky takim ishte edhe një “provë” për të dyja skuadrat që do të luajnë ndërmjet vete në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë. Ndërkohë ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen nesër.

Në qendër të vëmendjes do të jetë takimi Shkëndija – Rabotniçki, në të cilën tetovarët me fitore eventuale do të sigurojnë titullin e kampionit. Pjesë e programit do të jenë edhe ndeshjet Brera – Shkupi si dhe Tikveshi – Besa. Të gjitha këto takime do të luhen nga ora 17:00. /SHENJA/

MARKETING