Vardari mposht Rabotniçkin, mundet Bashkimi
MARKETING
Vardari i është rikthyer fitoreve në kampionat, duke mposhtur Rabotniçkin me rezultatin minimal 1:0 në kuadër të xhiros së 27-të në elitë. Golin vendimtar e realizoi Cvetkoviq në minutën e 23-të, duke i siguruar tri pikë të rëndësishme ekipit të tij. Fitore ka regjistruar edhe Sileksi, që triumfoi ndaj Bashkimit të Kumanovës gjithashtu me shifrat 1:0. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa momenti vendimtar erdhi në minutën e 63-të, kur Dodev shënoi nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren skuadrës vendase. Ndryshe, ndeshjet në elitë vazhdojnë të hënën me takimet Shkëndija – Shkupi dhe Struga – Tikveshi. /SHENJA/

