Vardari konfirmon largimet dhe emëron trajnerin e ri
Në prag të xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor, te skuadra e Vardarit kanë bërë ndryshime të mëdha në stafin drejtues. Nga ekipi i Vardarit janë dorëhequr drejtori sportiv Aleksandar Bajevski dhe trajneri Boban Gërnçarov. Ndërkohë nga vet klubi kanë emëruar Gjoko Haxhievskin për ta udhëhequr Vardarin në ndeshjen e nesërme ndaj Voska Sport dhe për ndihmës do ta ketë Boban Babunskin. Kujtojmë se Vardari nuk e nisi mbarë sezonin e ri, duke pësuar dy disfata identike nga Brera Strumica dhe FC Shkupi. Kuqezinjtë nga Shkupi këtë sezon arritën të inkuadrohen në elitë, pasi dy sezonet paraprake ishin pjesë të Ligës së Dytë. /SHENJA/