Vardari fiton derbin ndaj Shkupit në Çair

Vardari fiton derbin ndaj Shkupit në Çair

Vardari ka mundur 2:0 FC Shkupin në duelin hapës të xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në fund të pjesës së parë kur Omeragiq asiston për Maton, teksa ky i fundit çon topin në rrjetë për epërsi 1:0 të mysafirëve. Në fillim të pjesës së dytë Shkupi tentoi të barazoi shifrat, mirëpo nuk arriti, teksa në anën tjetër Vardari në minutën e 69-të vulosi fitoren 2:0 më anë të golit të Matiq.

Ndërkaq, xhiroja e 30 në elitë kompletohet të dielën me 4 takime tjera që do të luhen nga ora 16:00. Struga përballet me Shkëndijën, Besa takohet me Brerën, Gostivari do t’i mat forcat me Pelisterin, ndërsa Rabotniçki pret në terren vendas Sileksin.

/SHENJA/

MARKETING