Valencia vendos çmimin e Mamardashvili-t, kërkon 40 milionë euro për gjeorgjianin

Valencia vendos çmimin e Mamardashvili-t, kërkon 40 milionë euro për gjeorgjianin

Giorgi Mamardashvili u shfaq në super formë me Gjeorgjinë në Kampionatin Europian, duke magjepsur shumë klub.

Klubet që kanë shfaqur interes për portierin e Valencia-s janë Newcastle dhe Chelsea në Angli, Bayern Munich në Gjermani dhe Inter në Itali.
Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve spanjolle Valencia e ka vendosur tashmë çmimin e kartonit të Mamardashvili-t, të cilin nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet për më pak se 40 milionë euro.

Madje tashmë që ka marrë portierin maqedonas, Stole Dimitrievski nga Rayo Vallecano, Valencia është gati për të nisur negociatat për shitjen e 23-vjeçarit gjeorgjian.

Tani mbetet për t’u parë se cili mes klubeve në fjalë do të jetë i gatshëm për të investuar 40 milionë euro për Mamardashvili-n, ndonëse në varësi të situatave të secilit prej tyre, me Newcastle që është stepur disi nga shifra dhe Bayern e Inter, që në portë kanë emra si Neuer dhe Sommer, më afër transferimit të gjeorgjianit duket se është Chelsea.

MARKETING