Valbona Adili Emini nga VLEN-i është deputetja e re në Kuvend pas dorëheqjes së Salim Sulejmanit

Valbona Adili Emini nga VLEN-i është deputetja e re në Kuvend pas dorëheqjes së Salim Sulejmanit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do ta njoftojë Kuvendin për verifikimin e mandatit të deputetes Valbona Adili Emini, në vendin e deputetit Salim Sulejmani nga koalicioni VLEN.

Në seancën e sotme KSHZ-ja konstatoi se Adili Emini e pranon mandatin, për të cilin i lëshohet edhe certifikatë me shkrim, pas dorëheqjes së Sulejmanit.

Më herët sot Kuvendi para fillimi të seancës së 52-të konstatoi se ndërpritet mandati i deputetit i Salim Sulejmanitt, i cili më datë 18 të këtij muaji dha dorëheqje nga të gjitha pozicionet në ASH, si dhe nga pozicioni i tij si deputet në Kuvend, duke iu referuar përgjegjësisë morale, profesionale dhe politike, kurse me dorëheqjen e tij, VLEN-i fiton një deputet të ri.

“Nuk mund të jem pjesë e aleancës që bën kompromise me njerëz të përmendur në listat e zeza ndërkombëtare”, theksoi Sulejmani.

Ai shpjegoi se hyrja e tij në politikë ishte motivuar nga dëshira për ndryshim të vërtetë, jo nga ambiciet personale. Ai theksoi se BDI është një “strukturë e lidhur me interese të klaneve dhe interesa personale” dhe shtoi se koalicionin VLEN e konsideron për “antip të matricës së korruptuar”.

MARKETING