Valbon Limani realizoi takim me zejtarët dhe esnafin e qytetit

Valbon Limani realizoi takim me zejtarët dhe esnafin e qytetit

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga AKI, Valbon Limani, ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore me takime të drejtpërdrejta me qytetarët e Gostivarit.

Gjatë ditës së sotme, i shoqëruar nga ekipi i tij, Limani ka shpërndarë materiale zgjedhore në sheshin e qytetit, për të vazhduar më pas me një takim me esnafin lokal.

Në këtë takim, ai prezantoi programin e tij zgjedhor, me theks të veçantë në mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve të vogla. Limani në programin e tij parasheh mbështetje të 30 strat-ape-ve për të rinjtë me nga 60 mijë denarë, si dhe mbështetje të 30 nismave biznesore për vajzat dhe gratë.

Limani theksoi se deri më tani programi i tij është shpalosur në fshatrat e Komunës së Gostivarit, ndërsa gjatë kësaj jave fokusi i fushatës do të jetë tek banorët e qytetit. Ai u shpreh se pritja kudo që ka shkuar ka qenë e jashtëzakonshme dhe me mbështetje të madhe nga qytetarët.

Në fund, Limani ftoi qytetarët që më 11 janar të dalin dhe të votojnë në mënyrë demokratike, duke mbështetur vizionin e tij për zhvillimin e Gostivarit në katër vitet e ardhshme.

MARKETING