Valbon Limani: Instruksionet brenda VLEN-it çuan në dështimin e censusit
Ish-U.D. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se ekzistojnë informata të sigurta se grupe të caktuara brenda koalicionit VLEN kanë dhënë udhëzime që pas orës 15:00 qytetarët të mos dalin në votim.
“Situata është rezultat i disa rrethanave të ndërthurura. Njëra prej arsyeve është se kemi informata të sigurta që grupe brenda këtij koalicioni pas orës 15:00 kanë dhënë instruksione të mos dilet të votohet. Po ashtu, siç e përmenda edhe më herët, lista e votuesve nuk është mirë e azhurnuar, por edhe faktorë të tjerë ndikuan që censusi të mos arrihet për vetëm 21 vota. Sepse nëse do të kishte pakënaqësi reale, atëherë censusi do të mungonte me 2 ose 3 mijë vota, e ndoshta edhe më shumë”, deklaroi Limani. /SHENJA/

