Ushtria izraelite urdhëron dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës

Ushtria izraelite urdhëron dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës

Ushtria izraelite ka lëshuar urdhër për dëbimin e palestinezëve në veri të Gazës drejt perëndimit, si pjesë e sulmeve të dhunshme të nisura për të pushtuar përgjithmonë Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee ndau një hartë në platformën sociale X në lidhje me zhvendosjen me forcë të palestinezëve që jetojnë në pesë lagje në dy qytete në veri të Rripit të Gazës.

Ai deklaroi se ushtria izraelite do të intensifikojë dhe zgjerojë sulmet e saj në lagjet Al-Atatirah, Jabaliya al-Balad, Al-Shuyaiyya, Ad-Daraj dhe Al-Zaytoun.

Adraee dha urdhër ndaj palestinezëve që të evakuojnë menjëherë këto zona dhe të lëvizin drejt perëndimit.

Ushtria izraelite ka njoftuar më parë fillimin e një sulmi tokësor të quajtur “Karrocat e Gideonit” për të pushtuar përgjithmonë Gazën.

Me planin e sulmit që ushtria izraelite ka filluar të zbatojë për të zgjeruar pushtimin e Rripit të Gazës dhe ta bëjë atë të përhershëm, parashikon që palestinezët të dëbohen në “kampe përqendrimi” në jug të enklavës.

Në mediat izraelite javën e kaluar u tha se ushtria planifikonte të pushtonte 75 për qind të Gazës brenda 2 muajsh.

MARKETING