Ushtria izraelite nisi sulm intensiv artilerik në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite nisi sulm intensiv artilerik në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite goditi zonat në jug të Rripit të Gazës me zjarr të fortë artilerik në orët e para të mëngjesit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet lokale, shumë palestinezë u plagosën në sulmin intensiv të artilerisë të kryer nga ushtria izraelite në lagjet Shejh Ajlin, Tel el-Heva dhe ez-Zeitoun në jug, jugperëndim dhe në lindje të Rripit të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjithashtu shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Shati dhe Tel al-Heva në Gaza.

Pas tërheqjes së forcave izraelite nga Nuseyrati verior në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ekipet e Mbrojtjes Civile hoqën trupat e dhjetëra palestinezëve nga rrënojat në zonë ndërsa trupat e shumë palestinezëve u gjetën në mesin e grumbuj mbeturinave dhe rrënojave.

– 11 trupa të pajetë u gjetën në rrënojat në Khan Younis

Ekipet e Mbrojtjes Civile nxorën nga rrënojat trupat e pajetë të 11 personave të tjerë në pjesë të ndryshme të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në qytetin nga i cili u tërhoqën forcat izraelite pas sulmeve të tyre.

Organizata Palestineze e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi më 9 prill se 409 trupa u hoqën nga qyteti jugor Khan Younis dhe spitali Al-Shifa dhe rrethinat e tij në Gaza, pasi ushtria izraelite u tërhoq nga rajoni.

Në deklaratën e tij më 16 prill, institucioni tha se janë gjetur trupat e 15 palestinezëve të grup-moshave të ndryshme, përfshirë fëmijë, të vrarë nga ushtria izraelite gjatë sulmeve të saj në pjesë të ndryshme të qytetit të Khan Younis.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, u vranë 33.899 palestinezë, përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra ndërsa 76.664 persona u plagosën.

MARKETING