Ushtria izraelite kryen sul’me ajrore në Liban

Ushtria izraelite kryen sul’me ajrore në Liban

Raportohet se ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në shumë pika në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Dëshmitarë okularë në rajon deklaruan se shumë pika u shënjestruan në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite. Tym është vërejtur nga disa rajone në jug të Libanit për shkak të sulmeve.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihen flakë që ngriheshin nga pikat ku ushtria izraelite kreu sulmet ajrore.

Burime jozyrtare pohuan se ushtria izraelite kreu më shumë se 50 sulme ajrore.

Asnjë deklaratë nuk është bërë ende nga autoritetet libaneze dhe ushtria izraelite në lidhje me sulmet.

Sot më herët, ushtria izraelite kreu po ashtu sulme ajrore intensive në Libanin jugor përpara fjalimit të sotëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

MARKETING