Ushtria izraelite arreston një paciente me kancer në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arreston një paciente me kancer në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi 16 persona të tjerë sot, duke përfshirë një grua të sëmurë me kancer, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të burgosurve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor në 4.520 që nga 7 tetori, tha Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, transmeton Anadolu.

Grupi tha në një deklaratë se autoritetet izraelite “arrestuan 16 qytetarë të shtunën, gjë që e çon numrin e të burgosurve në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin, në rreth 4.420 palestinezë që nga 7 tetori”.

Ushtria izraelite arrestoi një grua palestineze që vuante nga kanceri, shtoi Shoqata.

Kjo shifër nuk përfshin arrestimet në Rripin e Gazës, thuhet në deklaratë.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor pas ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas zhvilloi një operacion ndërkufitar.

Të paktën 288 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët në Bregun Perëndimor nga 7 tetori, krahas më shumë se 3.100 të tjerëve të plagosur, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

MARKETING