Ushtria e Sudanit pajtohet për një armëpushim të përkohshëm me rivalin ushtarak

Ushtria e Sudanit pajtohet për një armëpushim të përkohshëm me rivalin ushtarak

Ushtria sudaneze ka ra dakord për një armëpushim të përkohshëm me forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), transmeton Anadolu.

“Forcat e Armatosura Sudaneze do të respektojnë armëpushimin për 24 orë duke filluar nga ora 18:00 me orën lokale, në përgjigje të thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar”, tha për CNN shefi i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan.

Sot, më herët, komandanti i RSF-së, Mohamed Hamdan Dagalo, tha se ai ra dakord për një armëpushim 24-orësh pasi bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

“RSF-ja rikonfirmon miratimin e saj për një armëpushim 24-rësh për të garantuar kalimin e sigurt të civilëve dhe evakuimin e të plagosurve”, tha ai.

Në përgjigje, ushtria sudaneze fillimisht e hodhi poshtë idenë, duke theksuar se nuk ishte në dijeni të ndonjë koordinimi me ndërmjetësit ndërkombëtar për armëpushim.

“Thirrja për këtë armëpushim nga rebëlët për momentin synon të mbulojë disfatën e tyre të rëndë”, tha ushtria sudaneze.

Sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Blinken zhvilloi biseda telefonike të ndara me gjeneralin al-Burhan dhe komandantin Dagalo.

“Blinken theksoi urgjencën e arritjes së një armëpushimi për të mundësuar dhënien e ndihmës humanitare dhe për të lejuar bashkësinë ndërkombëtare në kryeqytetin Khartoum të sugurohet që prania e saj të jetë e sigurt”, tha Departamenti i Shtetit.

Përleshtjet e armatosura midis ushtrisë sudaneze dhe luftëtarëve të RSF-së filluan të shtunën në kryeqytetin Khartoum dhe zonat përreth.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), në dhunën e vazhdueshme mbi 180 njerëz janë vrarë dhe të paktën 1.800 të tjerë janë plagosur.

Një mosmarrëveshje midis dy rivalëve ushtarakë për reformën ushtarake dhe të sigurisë, e cila parashikon pjesëmarrjen e plotë të RSF-së në ushtri, është kthyer në konflikt muajve të fundit.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori i vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme, një lëvizje e cilësuar nga forcat politike si një “grusht shtet”.

Periudha kalimtare e Sudanit, e cila filloi në muajin gusht të vitit 2019, ishte planifikuar të përfundojë me zgjedhjet në fillim të vitit 2024.

MARKETING