Ushtarët izraelitë vrasin një fëmijë palestinez duke e qëlluar me plumb në kokë
Një djalë 14-vjeçar palestinez humbi jetën, pasi u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë mëngjesin e sotëm në Bethlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë të Shëndetësisë të Palestinës, thuhet se Omar Hammur humbi jetën pasi u qëllua në kokë gjatë bastisjes së forcave izraelite në kampin e refugjatëve Dheisheh në qytetin e Betlehemit.
Gjithashtu u njoftua se 2 palestinezë u plagosën në bastisjen e ushtarëve izraelitë në vendbanimin Qabatiya, në jug të Jeninit.
– Forcat izraelite vranë 4 fëmijë që nga nata e Vitit të Ri
Pas vitit 2022, i cili u regjistrua si viti më i përgjakshëm i 17 viteve të fundit, Bregu Perëndimor i pushtuar në vitin 2023 hyri nën sulme intensive nga forcat izraelite.
Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë në vitin 2023 arriti në 14, mes të cilëve 4 fëmijë.
Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here shpërthejnë incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë.