Ursula von der Leyen probleme me shëndetin. Presidentja e KE anulon agjendën për të gjithë muajin
![Ursula von der Leyen probleme me shëndetin. Presidentja e KE anulon agjendën për të gjithë muajin](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/01/ursula-von-der-leyen-speech-september-2023-600x360-1.jpg)
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka probleme me shëndetin.
Mësohet se von der Leyen vuan nga pneumonia dhe ka vendosur të anulojë disa nga detyrat e saj këtë muaj, tha një zëdhënës i Komisionit.
“Ajo vuan nga pneumonia. Si rezultat, ajo anuloi disa nga angazhimet e saj për dy javët e para të janarit, duke përfshirë një fjalim në Lisbonë dhe një udhëtim në Gdansk, “tha Stefan de Kerschmaker.