Ursula von der Leyen probleme me shëndetin. Presidentja e KE anulon agjendën për të gjithë muajin
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka probleme me shëndetin.
Mësohet se von der Leyen vuan nga pneumonia dhe ka vendosur të anulojë disa nga detyrat e saj këtë muaj, tha një zëdhënës i Komisionit.
“Ajo vuan nga pneumonia. Si rezultat, ajo anuloi disa nga angazhimet e saj për dy javët e para të janarit, duke përfshirë një fjalim në Lisbonë dhe një udhëtim në Gdansk, “tha Stefan de Kerschmaker.