Uragani John shkakton 24 viktima në Meksikë

Uragani John shkakton 24 viktima në Meksikë

Bilanci i viktimave si pasojë e goditjes nga uragani John në bregun jugperëndimor të Paqësorit në Meksikë u rrit në gjithsej 24.

Kjo është bërë e ditur nga mbrojtja civile dhe autoritetet e shteteve federale Guerrero, Oaxaca dhe Michoacan, ku shirat e shoqëruar me erëra me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
John arriti në tokë si një uragan i kategorisë së tretë në një distancë prej vetëm 105 kilometrash në juglindje përgjatë bregut Acapulco të hënën në mbrëmje, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.

Uragani u dobësua më vonë në stuhi tropikale, por vazhdoi të sjellë shi dhe përmbytje në Meksikën jugperëndimore deri të enjten, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.
Presidenti i Meksikës Andres Manuel tha se të paktën tetë njerëz kanë vdekur “për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e dendura”.

MARKETING