UNRWA-ja: Rreth 400.000 të zhvendosur në Gaza që nga prishja e armëpushimit

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi të premten se rreth 400.000 njerëz janë zhvendosur në të gjithë Gazën që nga prishja e marrëveshjes së armëpushimit të janarit.
Në një deklaratë për X, agjencia tha se “mendohet se rreth 400.000 njerëz janë zhvendosur në Gaza pas prishjes së armëpushimit”, duke vënë në dukje se “ata tani po përballojnë gjithashtu bllokimin më të gjatë të ndihmave dhe furnizimeve tregtare që nga fillimi i luftës”.
UNRWA-ja përsëriti thirrjen e saj urgjente për rifillimin e armëpushimit për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme.
“Ne bëjmë thirrje për një rinovim të #ArmëpushimitTani, një lirim dinjitoz të të gjithë pengjeve në Gaza dhe rrjedhën e papenguar të ndihmave humanitare dhe furnizimeve komerciale”, tha UNRWA-ja.
Ushtria izraelite rinisi sulmet e saj në Gaza më 18 mars, duke thyer marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u zbatua në janar.
Më shumë se 50.800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza në sulmin izraelit që nga tetori i vitit 2023.