UNRWA: Izraeli vijon të mohojë aksesin humanitar në Gaza

UNRWA: Izraeli vijon të mohojë aksesin humanitar në Gaza

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se autoritetet izraelite vazhdojnë të mohojnë aksesin humanitar në Gaza.

Vetë Philippe Lazzarini iu mohua qasja në enklavën e rrethuar për herë të dytë këtë javë.

Duke raportuar gjithashtu “një rritje të mohimit të aksesit humanitar dhe sulmeve ndaj punonjësve dhe autokolonave humanitare”.

“Vetëm në 2 javët e fundit, ne kemi regjistruar 10 incidente që përfshijnë të shtëna në autokolona, ​​arrestime të stafit të OKB-së, duke përfshirë bullizmin, zhveshjen e tyre lakuriq, kërcënime me armë dhe vonesa të gjata në postblloqe që detyrojnë autokolonat të lëvizin gjatë errësirës ose të abortojnë”, theksoi ai.

MARKETING