UNRWA: 35 punonjës tanë humbën jetën në Gaza që nga 7 tetori

UNRWA: 35 punonjës tanë humbën jetën në Gaza që nga 7 tetori

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se që nga 7 tetori e deri më tani “35 kolegë të tyre” janë vrarë në Gaza e cila ndodhet nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga platforma e medias sociale X, UNRWA dha informacion lidhur me çështjen.

“Në Gazën nën sulmet izraelite së fundmi janë vrarë edhe 6 prej kolegëve tanë”, thuhet në deklaratën ku bëhet se është rritur në 35 numri i atyre që kanë humbur jetën në sulmet e kryera që nga 7 tetori.

Po ashtu thuhet se në mesin e personave që kanë humbur jetën janë edhe shumë mësues të lidhur me UNRWA-ne.

Më tej në deklaratë thuhet se në 150 komplekse të UNRWA-së janë strehuar rreth 600 mijë persona të zhvendosur nga Rripi i Gazës si pasojë e sulmeve të Izraelit dhe se 40 prej këtyre objekteve janë dëmtuar për shkak të sulmeve izraelite.

MARKETING