Universiteti 18 Mars i Çanakalasë realizon takim me artdashësit në RMV

Universiteti 18 Mars i Çanakalasë realizon takim me artdashësit në RMV

Ndermjet Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit 18 Mars të Çanakkalesë dhe Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, si rezultat i protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar nën udhëheqjen e Prof. Dr. Cüneyt Erenoğlu dhe Daim Luchi, ngjarjet e artit dhe dizajnit me temën “Koha, Hapësira, Rruga” u prezantohen artdashësve në Shkup, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, më 6 dhe 8 korrik 2023.  

Ngjarjet e artit dhe dizajnit për të cilat ata kanë punuar për më shumë se një vit nën udhëheqjen e anëtarëve të fakultetit dhe studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit 18 Mars të Çanakkalesë, Departamenti i Teatrit, Departamenti i Dizajnit të Tekstilit dhe Modës dhe Departamenti i Dizajnit Grafik, Zëvendës Rektori i Universitetit të 18 Marsit të Çanakkalesë, Prof. Evren Karayel Gökkaya, Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura Prof. Yeşim Zümrüt, Zëvendës Dekan Doç. Kenan Saatcioglu, Ndihmës Koordinator i Zyrës Ndërkombëtare të Studentëve Ziya Arnavutoğlu do të priten nga Teatri Shqiptar në Shkup.

Departamenti i Tekstilit dhe Dizajnit të Modës; Nën koordinimin e Dr. Lektor Berna İleri, 4 pedagogë dhe 4 studentë do të bashkojnë teksturën e pasur historike të Shkupit me një ekspozitë të dizajnit të veshjeve të quajtur “Troy”, e krijuar nga frymëzimet e Trojës, thesarit historik të Çanakales. Me pjesëmarrjen e ortakëvë të jashtëm, ekspozita do të takohet me audiencën të shtunën, më 8 korrik 2023, në Fojerin e Skenës së Teatrit Shqiptar në Shkup, shoqëruar me ceremoninë zyrtare të hapjes.

Si eventi i dytë i hapjes zyrtare në kuadër të projektit, në datën 8 korrik 2023, ora 20:00 nën koordinimin e shefes së departamentit të teatrit Dr. Lektor  Vecihe Özge Zeren do të vihet në skenë një shfaqje teatrale e quajtur “Stacioni i Pranverës”, në të cilën marrin pjesë 5 pedagogë dhe 17 studentë të departamentit. Duke u ndalur në rëndësinë e shpresës, të mos dorëzohesh dhe të jemi të bashkuar, shfaqja u ngjyros me motive të përbashkëta nga kulturat turke dhe ballkanike.

Dega e Teatrit të Fakultetit të Arteve të Bukura i pasuroi këto aktivitete edhe me shfaqjen “Kafka: Babai dhe Biri” dhe spektakli i kërcimit “Ajo një ditë”. Të enjten, më 6 korrik 2023, në skenën e Teatrit Shqiptar të Shkupit në orën 20:00 do të shfaqet shfaqja e vallëzimit “Ajo një ditë”, e më pas në orën 21:00 do të shfaqet shfaqja e teatrit “Kafka: Babai dhe Biri”.

Duke regjistruar procesin e projektit, i cili ka më shumë se një vit, si dokumentar, pedagogu i Departamentit të Grafikës Dr.Lektor Ilkan Devrim Dinç dhe 3 nxënësit e tij do të përfundojnë xhirimet e dokumentarit, që do të publikohet më vonë, duke regjistruar skenën e procesit dhe përfundimin e tij.

Kemi kënaqësinë t’ju shohim, të ftuarit tanë të nderuar, mes nesh në ngjarjet e artit dhe dizajnit, të cilat mund të përshkruhen si një produkt i vlefshëm i proceseve të gjata dhe të përkushtuara të punës së fakultetit dhe studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit 18 Mars të Çanakkalesë. Në kuadër të projektit “Koha, Hapësira, Rruga”; Urojmë që të vendosen baza të mira dhe të forta për shumë partneritete me aktivitete të artit dhe dizajnit që do të marrin jetë mes dy vendeve mike, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, në këtë rrugë që shtrihet nga Çanakkaleja në Shkup përtej kohës dhe hapësirës.

MARKETING