United fiton me vështirësi në Europa League, Tottenham dhe Roma ndahen në paqe

United fiton me vështirësi në Europa League, Tottenham dhe Roma ndahen në paqe
MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 17: Christian Eriksen of Manchester United celebrates scoring his team's sixth goal with teammates Bruno Fernandes and mun16as during the Carabao Cup Third Round match between Manchester United and Barnsley at Old Trafford on September 17, 2024 in Manchester, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Ndeshjet e xhiros së pestë në Europa League dhuruan rezultate interesante.

Manchester United fitoi me vështirësi 3-2 ndaj Bodo-Glimt.  Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për “Djajtë e kuq”, që e panë veten në avantazh pas vetëm një minute lojë. Një gabim i portierit mysafir solli golin, me Garnachon që përfitoi për të zhbllokuar llogaritë.

Skuadra norvegjeze tregoi se nuk kishte ardhur thjeshtë për shëtitje dhe ia doli që të përmbysë shifrat brenda pjesës së parë me Evjen dhe Zinckernagel. Ekipi i Amorim vendosi ekuilibrat me Hojlund, në të 45-tën. Ishte pikërisht Hojlund që i dhuroi fitoren Manchester United me golin e tij në fillimine pjesës së dytë.

Barazim 2-2 në ndeshjen mes Tottenham dhe Romës. Son dhe Johnson “tundën rrjetën” për Spurs, ndërsa te italianët shënuan Ndicka dhe Hummels.

 

 

MARKETING